Art&Argëtim

Deklarata e Mustafës: Kurti e shkarkoi veten, Osmani nuk po e respekton LDK-në

8 Maj 2020, 20:32 Nga DOSJA
Deklarata e Mustafës: Kurti e shkarkoi veten, Osmani nuk po e respekton

TIRANË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për zhvillimet politike në Kosove, e ka komentuar dhe prishjen e koalicionit me Albin Kurtin. Në një intervistë për RTV 21, Mustafa u shpreh se qevervia e tanishme po shkel Kushtetutën, ndaj duhet qeveria e re.

Më tej ai ka thënë se Albin Kurti e shkarkoi veten për arsye se i ashpërsoi deri në kufi të patolerushëm relacionet me ShBA-të, i përkeqësoi marrëdhëniet me vendet e BE-së, por kishte probleme edhe në koalicion.

Jam i lumtur që ka rënë ky koalicion sepse po të vazhdonte, sigurisht që do të kishim probleme edhe me të mëdha. Si mund të funksionojmë një bashkëqeverisje ku një parti del dhe shkarkon ministra pa na pyetur. Kjo nuk ka kuptim sepse në të kundërtën do të thonim eja shkel mbi qafen tonë sepse kemi një marrëveshje”, tha ai.

Në fund ai bëri dhe një koment për Vjosa Osmanin, duke thënë se  ajo nuk po respekton qëndrimin e LDK-së.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove vjosa osmani albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll