Art&Argëtim

Deputeti socialist i kujton Rudinës gjimnazin: Ke qenë dhe mbetesh vajzë simbol… Moderatorja: Ua, nuk e dija, më vjen

9 Maj 2020, 09:16 Nga DOSJA
Deputeti socialist i kujton Rudinës gjimnazin: Ke qenë dhe mbetesh

TIRANË- Pasditen e djeshme në programin “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar në një lidhje live, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Pasditen e sotme deputeti Ervin Bushati ishte në një lidhje direkte për emisionin “Rudina”. Gjatë bisedës, Bushati tha se ai dhe moderatorja Rudina Magjistari kanë studiuar të dy në gjimnazin “Qemal Stafa”.

“Ke qenë një vajzë simbol dhe vazhdon e je vajza simbol e “Qemal Stafës”. Po kemi qenë o me një vit, o me dy vite diferencë bashkë, kështu që të mbaj mend shumë mirë. Rudina, ti mbahesh mend dhe ke për t’u mbajtur mend gjithmonë”, u shpreh deputeti.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjia e Rudinës, e cila tha se nuk e mbante mend që e ka patur në gjimnaz deputetin.

“Ua, ky detaj më paska shpëtuar dhe më vjen shumë inat. Ndoshta duhet t’u rikthehem fotove të Gjimnazit, se aty duhet të jemi diku. Detaj i bukur ky, më pëlqen. Ervin është hera e parë që komunikojmë sëbashku se ndoshta do ta kisha mësuar më herët këtë detaj”, u përgjigj Rudina.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ervin bushati rudina magjistari ervin bushati rudina magjistari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Maj 2020, 06:24

Në përkujtim të 9 Majit ditës së fitores mbi fashizmin, publikon historinë e panjohur të shqiptarëve të cilët gjatë periudhës së pushtimit gjerman të vëndit, u ...