Art&Argëtim

FOTOT/ Jonida dhe Romeo përqafuar në rërë, dalin pamjet nga festa private buzë detit në Durrës, këngëtarja s’e fsheh

9 Maj 2020, 08:53 Nga DOSJA
FOTOT/ Jonida dhe Romeo përqafuar në rërë, dalin pamjet nga

DURRES- Ditëlindja e gazetarit Eraldo Rexho me siguri është një nga ngjarjet më të komentuara të javës. Kanë qenë të pafundme urimet për të, ku nuk ka munguar edhe ai i këngëtares Jonida Maliqi. Rexho dhe Maliqi njihen për miqësinë e tyre të ngushtë, dhe pavarësisht masave kufizuese, ai ka mbledhur miqtë më të afërt në një festë buzë detit. Mes të ftuarve ka qenë edhe Jonida Maliqi dhe partneri i saj i shumëpërfolur, Romeo Veshaj.

Në disa foto të publikuara nga IconStyle, ata duket se e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe para miqve. Ata shihen të ulur në rërë, teksa Romeo përqafon Jonidën dhe rrinë bashkë njëri me tjetrin.

 

Jonida dhe aktori kanë rreth 2 vite që janë në qendër të lajmeve për romancën e tyre. Disa kohë më parë u deklarua edhe ndarja mes tyre, por tashmë duket se çifti është sërish bashkë dhe janë tejet të lumtur.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eraldo rexho jonida maliqi romeo veshaj eraldo rexho jonida maliqi romeo veshaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Maj 2020, 06:24

Në përkujtim të 9 Majit ditës së fitores mbi fashizmin, publikon historinë e panjohur të shqiptarëve të cilët gjatë periudhës së pushtimit gjerman të vëndit, u ...