Art&Argëtim

“Nuk ishte e lehtë lamtumira për ty”, mesazhi i ndjerë për Maks Velon, nga Ismail dhe Helena Kadare

8 Maj 2020, 20:15 Nga DOSJA
“Nuk ishte e lehtë lamtumira për ty”, mesazhi i

PARIS- Pas ndarjes nga jeta të arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo, shprehin ngushëllimin e tyre nga Parisi, shkrimtari i njohur Ismail Kadare me bashkëshorten e tij Elena, të cilët kanë qenë dhe dy miqtë e ngushtë të tij.

Në mesazhin e tyre ata shprehen se kjo lamtumirë me Maks Velon, nuk ishte e lehtë dhe se emri i tij do kujtohet gjithmonë. 

Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty Maks Velo. Emri yt do të kërkonte gjithmonë kujtesën. Dhe do ta kishte gjithmonë atë, të qartë e të ndritshme ashtu siç ishte imazhi yt kur të kishim mes nesh”, shkruan Helena dhe Ismail Kadare.

Sot iu dha lamtumira e fundit, piktorit dhe arkitektit, Maks Velo. Të afërmit dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit në një ceremoni të thjeshtë mortore. Arkitekti i njohur u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture helena kadare ismail kadare maks velo vdes maks velo helena kadare ismail kadare maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll