Bota

Vritet me 5 plumba në kokë dhe zemër agjenti sekret francez, dyshohej për komplotin kundër politikanit kongolez Mbaou

27 Mars 2019, 17:46 Nga DOSJA
Vritet me 5 plumba në kokë dhe zemër agjenti sekret francez,

Një agjent sekret francez u vra me pesë plumba në kokë dhe zemër në një parking makinash, pasi ishte i lidhur me një komplot për të vrarë një politikan kongolez Ferdinand Mbaou.

Daniel Forestier, 57 vjeç, që jetonte në rajonin e Francës lindore, u gjet i vdekur të enjten në qytetin e vogël të Ballaisonit pranë liqenit të Gjenevës.

Ai ishte qëlluar pesë herë, përfshirë në kokë dhe në zemër, tha avokati i tij Cedric Huissoud.

Forestier dhe një tjetër agjent i mëparshëm u akuzuan në shtatorin e kaluar me “komplotin kriminal” dhe “posedimin e eksplozivëve” në lidhje me një komplot për vrasjen e gjeneralit Ferdinand Mbaou, i cili ka jetuar në mërgim në Francë për rreth 20 vjet.

Forestier besohet të ketë punuar për 14 vjet për DGSE – ekuivalentin francez të CIA-s ose MI6.

“Është e vështirë të besohet se kjo vrasje nuk kishte asnjë lidhje me implikimin e tij në çështjen Mbaou”, tha një burim i afërt me hetimin në kushte anonimiteti.

Lajmet për vdekjen habitën vendasit në fshatin Lucinges, rreth 12 milje në jug të Ballaicionit, ku Forestier kishte shërbyer në këshillin lokal.

Në një intervistë me gazetën rajonale Dauphine Libere, kryebashkiaku Jean-Luc Soulat tha se ndjeu ‘shumë trishtim dhe tronditje’.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ferdinand mbaou shërbimi sekret francez vritet agjenti francez ferdinand mbaou shërbimi sekret francez vritet agjenti francez

Sondazh

Poll