Art&Argëtim

Trualli i TK pronë e Bashkisë Tiranë, Liçaj me tone kërcënuese Ramës: Kur të duash të vish pleh, do jetë varri yt

8 Maj 2020, 19:02 Nga DOSJA
Trualli i TK pronë e Bashkisë Tiranë, Liçaj me tone

TIRANË- Aktori Neritan Liçaj, ka raguar pas publikimit të qeverisë për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronë të Bashkisë Tiranë. Liçaj shprehet i revoltuar dhe shton se e pret Ramën të shkojë, por e paralajmëron se do e pësojë keq.

Më tej ai shton se Teatri do jetë varri i Edi Ramës dhe i thotë Kryeministrit se ai e di shumë mirë këtë gjë.

“Ja çfarë bën karakatina kryeministër në kohë pandemie… Po kur të duash të vish pleh..aty na ke.Do e pësosh me keq se në 24 Korrik. Teatri do jetë varri yt dhe ti e di”, shkruan Liçaj në Facebook.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka marrë sot vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture edi rama neritan licaj teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise edi rama neritan licaj teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll