Politike

Meta takim me ambasadorët e 7 vendeve: Bashkë për një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese

8 Maj 2020, 13:27 Nga DOSJA
Meta takim me ambasadorët e 7 vendeve: Bashkë për një

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të premte ka zhvilluar një takim pune me ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Në këtë takim bëhet me dije se janë  shkëmbyer informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend. Ndër të tjera janë vlerësuar se masat e ndërmarra nga vendet tona treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinojmë veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese.

Një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi, dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve tona.

Gjithashtu në takimin e kreut të shtetit me ambasadorët u vlerësua mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Europian për të gjitha vendet tona për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Meta theksoi se pandemia dhe tërmeti që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar treguan sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. “Fqinjët na u gjendën të parët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Ne duhet të punojmë vazhdimisht, vijoi ai, për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat, duke ju referuar veçanërisht bashkëpunimit në fushat e emergjencave civile. Gjatë takimit u shprehën gjithashtu falenderime për Presidencën kroate të BE-së, për organizmin e Samitit virtual të BE-së të 6 majit dhe mesazhet inkurajuese që ai dha në drejtim të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta theksoi se, pavarësisht pandemisë COVID-19, Shqipëria do të mbetet e fokusuar në plotësimin në kohë të të gjithë kushteve që Këshilli ka përcaktuar për vendin tonë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta takim me ambasadorët e 7 vendeve ilir meta meta takim me ambasadorët e 7 vendeve

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 12:17

Tiranë- Partia Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete ka deklaruar se kjo është një betejë e fituar nga studentët dhe pedagogët, me mbështetjen e...

Politike 8 Maj 2020, 10:14

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për protestën që u organizua dje në “Sheshin Skënderbej” nga aktivistët e Shoqësisë Civile, ku 7 prej tyre u...