Politike

Manastirliu e Rama inspektojnë punimet në spitalin e Kukësit dhe japin premtimi: Brenda vitit përfundon ndërtimi i kompleks

8 Maj 2020, 13:27 Nga DOSJA
Manastirliu e Rama inspektojnë punimet në spitalin e Kukësit dhe

KUKËS- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet për rindërtimin e kompleksit të ri spitalor në Kukës, ku ka vijuar puna pavarësisht situatës së pandemisë. Investimi prej 3 milion euro për këtë spital pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.

Sipas zyrës së medias nga ministria e Shëndetësisë, kompleksi i ri spitalor do të ketë edhe maternitetin e ri, i cili do të vendoset në godinën që sot shërben për urgjencat. “Brenda kompleksit spitalor do të ndërtohet edhe materniteti i ri me një kapacitet prej 43 shtetër dhe 21 dhoma shtrimi, i cili do të lidhet me bllokun e kirurgjisë me korridor. Faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit që vjen, por sipas punës së bërë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit”, tha Manastirliu.

Sa i përket situatës së COVID-19 në Kukës, Ministrja e Shëndetësisë tha se rezultojnë të shëruar 5 rastet e importuara nga Kosova dhe tashmë edhe Kuksi do të jetë zonë e gjelbër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manasitrliu rama ne kukes spitali i kukesit edi rama ogerta manasitrliu rama ne kukes spitali i kukesit

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2020, 12:17

Tiranë- Partia Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete ka deklaruar se kjo është një betejë e fituar nga studentët dhe pedagogët, me mbështetjen e...

Politike 8 Maj 2020, 10:14

Tiranë- Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme për protestën që u organizua dje në “Sheshin Skënderbej” nga aktivistët e Shoqësisë Civile, ku 7 prej tyre u...