Aktualitet

Lirimi i masave/ Manastirliu rreshton bizneset që hapen në maj e qershor, mes tyre stërvitja e sportistëve në ambiente të

8 Maj 2020, 17:56 Nga DOSJA
Lirimi i masave/ Manastirliu rreshton bizneset që hapen në maj e

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi edhe nëjherë të gjithë bizneset që do të nisin punë gjatë javëve në vijim. Përmes një video-mesazhi, Manastirliu tha se më datë 11 maj, ashtu siç edhe ishte parashikuar do të hapen parukeritë, berberët, klinikat denate dhe qendrat tregtare.

Më 18 maj nis hapja e bareve, restoranteve, galeritë e arteve, muzeve si dhe stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura. Ndërsa më datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publikë e privatë. Për të gjitha këto hapje, ministrja shtoi se do të ketë një protokoll sigurie siç është publikuar edhe për parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe për baret e restorantet. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të ruajnë distancinimin social. Ndërkohë shtoi se nga data 11 maj, të gjithë shqiptarët që do të riatdhesohen, do të shkojnë direkt në shtëpitë e tyre dhe nuk do të ketë më mbyllje në hotele.

Nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeritë, berberet dhe dyqanet në qendrat tregtare. Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi i distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu sic po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë. Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësisë. Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30.

 Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë. Prej dates 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara. Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik,

Nëse gjithçka shkon siç e kemi planifikuar, kopshtet dhe çerdhet publike do të hapen nga 1 qershori. Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar edhe nevojën e standarteve. Protokollet e sigurisë do të bëhen në diët në vijim, ku do të ngarkohen për zbatim të gjitha institucionet përgjegjëse,”– tha Manastirliu.

Ndërkohë, ende nuk ka një plan për hapjen e transportit publik.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu lirimi i masave te koronavirusit ogerta manastirliu

Sondazh

Poll