Aktualitet

Mesazhi i aktores Ema Andrea: Mungesa e përqafimeve dhe shtrëngimit të duarve, më e pakta që mund të bëjmë për jetën

8 Maj 2020, 15:32 Nga DOSJA
Mesazhi i aktores Ema Andrea: Mungesa e përqafimeve dhe shtrëngimit

TIRANË- Aktorja e njohur, Ema Andrea i është bashkuar nismës së ministrisë së Shëndetiësë, për të dhënë mesazhe sensibilizuese për situatën e pandemisë. Në një video të shpërndarë nga ministrja, Ogerta Manastirliu, Andrea shprehet se të gjithë duhet të mësohemi me normalitetin e ri të krijuar nga koronavirusi.

Situata në të cilën po jetojmë na mëson të përshtatemi me një normalitet të ri, në të cilin duhet të qëndrojmë larg njëri tjetrit, në të cilin do të na mungojnë përqafimet, në të cilin do të na mungojnë shtrëngimet e duarve.

Mua kjo nuk më duket sakrificë. Me duket më e pakta që mund të bëjmë për të ruajtur jetën tonë dhe jetën e atyre që i kanë dhënë kuptim jetës tonë, njerëzve tanë të dashur”, shprehet aktorja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ema andrea masat kunder covid 19 ema andrea masat kunder covid 19

Sondazh

Poll