Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplas të riun me biçikletë. 17-vjeçari dërgohet në spital

8 Maj 2020, 16:00 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, makina përplas të riun me

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një 17-vjeçari ka ndodhur sot në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Don Bosko”,  ku drejtuesi i makinës shtetasi H.M. ka aksidentuar 17-vjeçarin A.M., që është dërguar menjëherë në spital.

Policia ka njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit, ende nuk ka njoftim për të shoqëruar në komisariat.

“Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosco”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane policia tirane aksident ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll