Aktualitet

COVID-19 që në janar? Mjeku Koraqi: Provat i kemi në mars, nuk kemi të dhëna të tjera

8 Maj 2020, 16:19 Nga DOSJA
COVID-19 që në janar? Mjeku Koraqi: Provat i kemi në mars, nuk

TIRANË- Mjeku Andi Koraqi, që është dhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve, është shprehur sot se nuk ka të dhëna që kororanvirusi mund të ketë qarkulluar në vend që në janar.

Në një intervistë për ABC News, Koraqi u shpreh se në janar ka pasur pneumoni pa shkaktar, duke shtuar se kanë qarkulluar goxha mikroorganizma, por që nuk dihet nëse ka qenë COVID-19 apo jo. Sipas tij e vetmja provë që kanë është rasti i parë pozitiv që u konfirmua në mars.

Mjekësia bazohet në evidenca, nuk është shkencë hipotetike. Për diagnozën e sëmundjeve infektive e vetmja provë është ose izolimi i mikroorganizmit ose pasojat. Taman është vetëm izolimi i viruist. E vetmja evidencë që kemi ne është data 7 apo 8 mars që është kapur personi i parë që ka dalë pozitiv.

Në janar ka pasur pneumoni pa shkaktar. Gjatë janarit kanë qarkulluar goxha mikroorganizma, kanë qarkulluar edhe disa koronaviruse të tjerë, por nuk ka evidencë që ka qarkulluar Covid-19”, ishte kjo deklarata e Koraqit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi koraqi masat kunder covid 19 andi koraqi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll