Bota

Kaosi para Kuvendit të Serbisë/ Opozita në protestë kundër Qeverisë, arrestohen 15 persona

8 Maj 2020, 11:58 Nga DOSJA
Kaosi para Kuvendit të Serbisë/ Opozita në protestë

SERBI– Paraditen e sotme në Parlamentin serb politikanët janë përplasur rëndë. Protestuesit e opozitës kishin bllokuar shkallët  në hyrjen e parlamentit dhe Obradoviç u përplas me Ministrin e Shëndetësisë.

Protestuesit mbanin parrulla kundër  Presidenit Vuçiç se ky i fundit po  shfrytëzon situatën e virusit për zgjedhjet në vend.

Presidenti i “Dveri”, Boçko Obradović, disa deputetë dhe mbështetës të partisë “bllokuan” shkallët në hyrje të Kuvendit të Serbisë, dhe në një moment, Obradović dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar, i cili po vinte në seancë, u përplasën. Marjan Risticevic doli nga turma pa xhaketë. Ndërsa Presidenti Vuçiç u kërkoi të gjithë politikanëve dhe qytetarëve që të dënojnë me forcë incidentin para parlamentit, të cilin ai e vlerësoi si një egërsi fashiste të Boško Obradović dhe Aleancës për Serbinë.

Nga mediat e huaja është mësuar se si shkak  i kësaj proteste të ashpër janë arrestuar të paktën  15 persona.

Burimi: rts

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne serbi protesta ne serbi koronavirusi ne serbi protesta ne serbi

Sondazh

Poll