Bota

Vittorio Sgarbi: Koronavirusi dhe bllokimi, qeveria na mashtroi për dy muaj…

8 Maj 2020, 11:47 Nga DOSJA
Vittorio Sgarbi: Koronavirusi dhe bllokimi, qeveria na mashtroi për dy

“Rreziku është minimal, koronavirusi është i vdekur.”- Vittorio Sgarbi është i bindur për këtë, i cili në një intervistë të gjatë me Byuoblu duke kritikuar qeverinë e Giuseppe Conte: Rreziku që ata na kanë shtruar nuk ekziston për njerëz të shëndetshëm, dhe për këtë arsye ne jemi mashtruar”.

Bëhet fjalë për bllokimin 2-mujor, “të qenit i mbyllur në shtëpi” dhe liritë personale të cënuara  në emër të sigurisë kombëtare. Urgjenca tani është bërë “një fakt mendor”, shpjegon Sgarbi.

“Distanca fizike ishte e mjaftueshme, izolimi nuk ishte i nevojshëm, sepse askush nga ne nuk ishte në rrezik. Ekzistojnë  dy mënyra, që ose rrezikoj ose mbrohem në mënyrën më radikale, duke e mbyllur në shtëpi. Tema e vdekjes është përdorur si hipnozë.”-thotë ai.

Kritiku italian më pas fton shikuesit të nënshkruajnë thirrjen drejtuar Presidentit Sergio Mattarella për t’i dhënë fund shkeljes së të gjitha të drejtave të njerëzve, në bazë të gjykimeve kritike të intelektualëve siç është çmimi Nobel për letërsinë Mario Vargas Llosa, juristi Sabino Cassese dhe Michelle Bachelet, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara. Pas “modelit kinez” të miratuar nga Italia, ekziston një rrezik edhe më delikate se ai shëndetësor.

Burimi: liberoquotidiano

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll