Bota

“Dështimi i madh i Suedisë.” Norvegjia do të heq nga 15 qershori të gjitha kufizimet për Covid-19

8 Maj 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Dështimi i madh i Suedisë.” Norvegjia do të heq nga

NORVEGJI– Autoritet në Norvegji do të heqin kufizimet pasi numri i vdekjeve të koronavirusit ka arritur në 209, ndërkohë që Suedia fqinje pranon se bëri një ‘dështim të madh’ pasi numri i përgjithshëm i viktimave atje ka arritur në 3,000 pasi shmangu distancimin e rreptë shoqëror.

Norvegjia ka njoftuar planet për të hequr plotësisht bllokimin e saj të koronavirusit nga mesi i qershorit, pasi ka shënuar vetëm 209 vdekje nga virusi.

Norvegjia  ishte ndër vendet e para evropiane që njoftoi bllokimin e plotë më 12 mars dhe tani po planifikon të heqë pothuajse të gjitha kufizimet deri më 15 qershor, pasi rrafshoi me sukses kurbën e infeksionit, me vetëm 8.034 raste të rregjitstruara prej fillimit të shpërthimit.

Për krahasim, Suedia fqinje, e cila nuk aplikoi izolimin total, ka regjistruar 24 mijë raste deri më tani. Kurse numri i viktimave është 3 mijë, 14 herë më shumë se Norvegjia.

Tashmë ndërsa Norvegjia po planifikon një rrugë drejt ‘normalitetit të ri’, Suedia po përballet me detyrimin për të shtyrë edhe më shumë kufizimet e saj kundër frenimit  të Covid-19.

Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg njoftoi të enjten se kufizimet do të fillojnë të lehtësohen nga e hëna e javës së ardhshme. Takimet mes 20 personave do të lejohen me kusht që të mund të mbahet distanca sociale.

Vendet e punës gjithashtu do të rihapen me distancë të rreptë sociale, sallat sportive do të lejohen të rihapen, dhe sportet që përfshijnë më pak se 20 njerëz mund të rifillojnë aktivitetin e tyre.

Nga 11 maji shkollat ​​dhe kolegjet do të rihapen në të gjithë vendin, ndërsa baret do të mund të hapen vetëm me 1 qershor.

Kufizimet e plota do të jenë  në fuqi deri më 15 qershor, për t’u hequr më pas totalisht.

‘Ju keni treguar durim, tani është radha jonë të kthehemi. Kjo është arsyeja pse ne po paraqesim një plan për të rihapur Norvegjinë, një plan për t’iu rikthyer përsëri jetës  së përditshme.”-  ka thënë kryeministrja.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota karin ulrika olofsdotter koronavirusi në norvegji koronavirusi ne suedi karin ulrika olofsdotter koronavirusi në norvegji koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll