Bota

Covid-19 ka sjellë një ‘cunami urrejtjeje.’ Kreu i OKB: Ka grupe që po u refuzohet ndihma mjekësore

8 Maj 2020, 11:05 Nga DOSJA
Covid-19 ka sjellë një ‘cunami urrejtjeje.’ Kreu i OKB: Ka

SHBA– Koronavirusi ka shkaktuar një “cunami urrejtjeje dhe ksenofobie.” Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Pa përmendur emra vendesh, Guterres u shpreh se veç krizës shëndetësore kjo është një tjetër pasojë negative e koronavirusit. Ai gjithashtu bëri thirrje për një “përpjekje të gjithanshme” për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje.

Kreu i OKB-së tha se më të prekurit nga kjo situatë janë refugjatët, duke shtuar se ata ishin “etiketuar si burim i virusit dhe më pas iu mohua qasja në trajtim mjekësor”.

Veç këtyre, Guterres përmendi edhe gazetarët, personat që ngrenë zërin për ndërgjegjësim, mjekët dhe mbrojtësit e të drejtave njerëzore po targetohen vetëm sepse janë duke bërë punën e tyre.

Gjithashtu, shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkara u bëri thirrje mediave që të heqin “përmbajtjen raciste dhe të dëmshme”, dhe institucionet arsimore të përqendrohen në shkrimin digjital në një kohë kur lajmet e rreme vazhdojnë të përhapen në internet.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres antonio guterres

Sondazh

Poll