Bota

Vdes nga koronavirusi 77-vjeçari, shkon në 28 numri i viktimave në Kosovë

8 Maj 2020, 10:20 Nga DOSJA
Vdes nga koronavirusi 77-vjeçari, shkon në 28 numri i viktimave

KOSOVË– Një tjetër viktimë është shënuar sot në Kosovë si shkak i Covid-19, duke e çuar në  28  numrin e përgjithshëm të të vdekurëve nga koronavirusi.  Bëhet fjalë për një 77-vjeçar  nga Rahoveci, i cili ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Nga mediat vendase është bërë me dije se  77-vjeçari nga Rahoveci ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë. Gjihashtu është mësuar se në Klinikën  Infektive në Kosovë aktualisht janë të shtruar 8 pacientë pozitivë për Covid-19.

Ndërsa 5 raste janë në gjendje të qëndrueshme, 3 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive. Lajmi i mirë është se dot do të dalin nga klinika, edhe 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Deri më tani numërohen   861 të infektuar nga koronavirusim 28  viktima ndërsa 561 të tjerë kanë fituar betejën me virusin në Kosovë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 05:44

Njerëzimi është ende në luftë me COVID-19. Në të gjithë botën deri më tani kanë humbur jetën 272,000  persona dhe janë infektuar 3,955,137. Lajm i mirë është se...