Sport

Spanjë/Vihet në rrezik vazhdimësia e sezonit, zbulohen pesë raste me koronavirus

8 Maj 2020, 12:46 Nga DOSJA
Spanjë/Vihet në rrezik vazhdimësia e sezonit, zbulohen pesë

SPANJË-Në Spanjë ekziston frika që ky sezon futbollistik të mos rinisë më, kjo për vetë faktin pasi 5 lojtarë të La Ligas kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Situata është bërë akoma më kaotike, testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. La Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marrë një vendim final për fatin e ligës.

Barcelona dje ka dorëzuar të gjitha testet e bëra të cilat kanë rezultuar të jenë negative. Për këtë, skuadra katalanase do të rikthehet në stërvitje sot pas dy muajsh.

Në orët në vazhdim pritet të mësohen emrat e futbollistëve që kanë dalë pozitivë me COVID-19 dhe skuadrat me të cilat ata luajnë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati spanjoll la liga lojtare me koronavirus kampionati spanjoll la liga lojtare me koronavirus

Sondazh

Poll