Sport

Te klubi i Interit qetësohen të gjithë, asnjë pozitiv me koronavirus

8 Maj 2020, 12:34 Nga DOSJA
Te klubi i Interit qetësohen të gjithë, asnjë pozitiv me

ITALI-Në klubin e Interit ka lajme të mira, në kohë pandemie duket se asnjë futbollist nuk është prekur nga koronavirusi teksa të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ pas tamponeve të kryera. Kështu që pasditen e kësaj të premteje futbollistët do të nisin stërvitjen individuale në grupe të ndara me 6-8 deri në persona që do të stërviten në 4 terrenet sportive që ka qëndra stërvitore e Interit Appiano Gentile.

Seancat stërvitore do të monitorohen herë nga trajneri Conte dhe herë nga ndihmësi i tij Stellini. “FC Inter konfirmon se të gjitha testet për futbollistët kanë dalë negative. Stërvitjet individuale do të vazhdojnë si normalisht edhe sot pasdite.

Klubi njofton se të gjitha masat e duhura po merren nga personat në stafin mjeskësor, bazuar edhe te protokollet shëndetësore sportive dhe ato të qeverisë”, shkruhej në njoftimin e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asnje futbollist me koronavirus inter asnje futbollist me koronavirus inter

Sondazh

Poll