Bota

Rusia nuk gjen qetësi/ 10.699 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit

8 Maj 2020, 09:34 Nga DOSJA
Rusia nuk gjen qetësi/ 10.699 raste të reja të Covid-19 në

RUSI– Rusia është një ndër vendet që nuk u “frikësua” në mars nga Covid-19, por tashmë prej më shumë se dy javësh Rusia ka rregjistruar numrin më të lartë të  rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë infektuar të paktën  10.699, duke e çuar numrin e përgjithshëm të  pacientëve me Covid-19 në 187,859. Të dhënat janë  bërë publike nga qendra e reagimit ndaj krizës koronavirus.

Për të paktën një javë Rusia ka parë këtë rritje të  frikshme ditore prej  më shumë se 10,000 në çdo  24 orë.

Ndërkohë vdekëshmëria është më  e ulët, ku në 24 orët e fundit kanë  vdekur  98 pacientë nga  COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 1.723 në total.

Kujtojmë se Rusia ka qenë vendi i parë në botë që mbylli menjëherë kufijtë me Kinën pas momentit kur atje u shënuan rastet e para të virusit, por mesa duket asgjë nuk ka ndihmuar krahasuar me vendet e tjera sepse shifrat e  larta të rasteve të reja tregojnë se virusi po e godit rëndë Rusinë.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 05:44

Njerëzimi është ende në luftë me COVID-19. Në të gjithë botën deri më tani kanë humbur jetën 272,000  persona dhe janë infektuar 3,955,137. Lajm i mirë është se...