Bota

“Mos bërtit!”/ E rëndë në Itali, infermieria përdhunohet nga emigranti në stacionin e autobusit: Sapo kisha dalë nga

8 Maj 2020, 07:39 Nga DOSJA
“Mos bërtit!”/ E rëndë në Itali, infermieria

NAPOLI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një emigrant i paligjshëm nga Senegali ka përdhuruar një infermiere, e cila sapo kishte përfunduar turnin e saj në spital duke u shërbyer pacientëve të infektuar me koronavirus.

Emigranti u arrestua pasi akuzohej për thuajse një orë kishte torturuar infermieren 48-vjeçare, e cila kishte lënë turnin rreth orës 3 të mëngjesit. E gjithë ngjarja ndodhi në stacionin e autobusit Corso Arnaldo Lucci Metropark dhe e gjithë skena është rrëfyer nga infermierja në Polici.

“Më thoshte: Më lër të bëj çfarë të dua ose ndryshe të vras. Qëndro në këmbë dhe mos bërtit. Nuk munda që ta ndaloja sepse ishte shumë më i madh dhe i fuqishëm se unë. U zëmërua sepse kisha veshur xhinse dhe nuk po i hiqte. Unë i thashë se isha shtatzënë, dhe se nëse dikush e shihte atë do ta arrestonin. Por ai nuk ndalej. Nuk e di se çfarë më lëndon më shumë, trupi apo shpirti. Do të përpiqem shumë të kthehem në jetën e përditshme,”-rrëfeu infermierja.

Për fatin e mirë të infermieres, skena u pa nga një grua tjetër, e cila pasi njoftoi Policinë u mundua që të ndërhynte por u përball me kërcënimet e emigrantit. Tani ai ndodhet pas hekurave dhe pret që të dalë para trupës gjykuese për të marrë dënimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali përdhunimi në itali itali përdhunimi në itali

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 05:44

Njerëzimi është ende në luftë me COVID-19. Në të gjithë botën deri më tani kanë humbur jetën 272,000  persona dhe janë infektuar 3,955,137. Lajm i mirë është se...