Bota

I shtruar në spital që më 26 mars, ndërron jetë nga koronavirusi ish-ministri grek i Shëndetësisë

8 Maj 2020, 07:17 Nga DOSJA
I shtruar në spital që më 26 mars, ndërron jetë nga

GREQI– Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i respektuar kardiotorak, Dimitris Kremastinos ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare për shkak të koronavirusit.

Kremastinos ishte shtruar në spitalin Evangelismos të Athinës me ndërlikime mjekësore prej COVID-19 që më datën 26 mars por nuk ia doli që të mbijetonte.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe ministry aktual i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, i cili i shprehu ngushëllimet familjes duke shtuar se i afërmi i tyre i kishte shërbyer gjithë jetës sektorit të kujdesit shëndetësor me dinjitet dhe përgjegjësi.

Deri më tani në Greqi janë shënuar 2,678 persona të infektuar nga pandemia globale e koronavirusit. Nga të infektuar kanë ndërruar jetë 148 pacientë, ndërohë qindra të tjerë janë shëruar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dimitris kremastinos greqi koronavirusi në greqi dimitris kremastinos greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 8 Maj 2020, 05:44

Njerëzimi është ende në luftë me COVID-19. Në të gjithë botën deri më tani kanë humbur jetën 272,000  persona dhe janë infektuar 3,955,137. Lajm i mirë është se...