Aktualitet

COVID-19/ Infektohet farmacisti në Fier, kontakt i gruas shtatzënë që u prek nga virusi pak ditë më parë

8 Maj 2020, 08:22 Nga DOSJA
COVID-19/ Infektohet farmacisti në Fier, kontakt i gruas

Fier- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Fier. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar me COVID-19 një farmacist. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i infektuari është kontakt i gruas shtatzënë, që rezultoi e prekur nga virusi pak ditë më parë. Mësohet se pacienti ka pasur fillimisht dhimbje trupore, dhimbje koke, kollë dhe temperaturë dhe pas kryerjes së analizës ka rezultuar pozitiv. Ai ka biznesin e tij në lagjen “Liri Gero”,  përballë një azili pleqsh.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se numri total i të infektuarve ka shkuar në 842 dhe se deri më tani janë shënuar vetëm 31 viktima. Harta është zgjeruar me 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 605.  Ndërsa, në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll