Aktualitet

Homazhe në nderim të Maks Velos, Ministria e Kulturës: Dërgoni lule dhe kurora pranë ambienteve të këtij institucioni

8 Maj 2020, 07:36 Nga DOSJA
Homazhe në nderim të Maks Velos, Ministria e Kulturës:

Tiranë-  Sot pritet të pritet të përcillet në banesën e fundit arkitekti i njohur Maks Velo. Ndërkohë Ministria e Kulturës ka njoftuar se kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve  të këtij institucioni.

Njoftimi:

Maks Velo ishte njeri i lirë. Ai sfidoi sistemet dhe institucionet në emër të lirisë.
Ai u nda nga jeta në këto ditë të pazakonta, ku si për ironi “liria” i është privuar njerëzimit mbarë. Në kushtet e distancimit social, Ministria e Kulturës, do të presë sot, nderimet e fundit, ndonëse në mungesën e tij fizike. Në mënyrë simbolike, kushdo që dëshiron të nderojë intelektualin, arkitektin, piktorin e shkrimtarin, është i ftuar, në shenjë homazhi e respekti, të dergojë lule apo kurora pranë ambienteve të Ministrisë së Kulturës.

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo, i cili prej ditësh ishte shtruar në QSUT pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa sot, Velos do t’i jepet lamtumira e fundit por me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë së koronvirusit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maks velo maks velo

Sondazh

Poll