Aktualitet

E rëndë në Elbasan, qytetari me probleme të shëndetit mendor i vë flakën apartamentit të tij, shkrumbohet gjithçka

8 Maj 2020, 07:10 Nga DOSJA
E rëndë në Elbasan, qytetari me probleme të shëndetit

Elbasan- Ngjarje e rëndë në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person me probleme të shëndetit mendor, B.H i ka vënë zjarrin apartamentit të tij, që ndodhet në lagjen “Spaikorre”. Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit, por orenditë në banesën  e tij janë shkrumbuar plotësisht.

Zjarri u përhap me shpejtësi të banesën e tij dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord kanë arritur të shuajnë flakët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në banesën në elbasan zjarr në banesën në elbasan

Sondazh

Poll