Ishte shtruar me pneumoni, 85-vjeçarja nga Shkodra mposht koronavirusin, kthehet në banesë
8 Maj 2020, 06:59Nga DOSJA
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar së fundmi se nënë Limja, një 85-vjeçare nga Shkodra ka fituar betejën me COVID-19. Ministrja sqaron se e moshuara ishte e shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” dhe vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, por e ka mundur virusin.
“Nënë Limja, 85-vjeç nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga #COVID19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit #COVID2✅ 85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes. 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 605 të shëruar nga fillimi i epidemisë.”, shprehet ministrja në një postim në Facebook.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se numri total i të infektuarve ka shkuar në 842 dhe se deri më tani janë shënuar vetëm 31 viktima. Harta është zgjeruar me 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 605. Ndërsa, në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sërish debat në emisionin “360gradë”. Kësaj herë gazetari Bejdo Malo është përplasur me inxhinierin Arben Meço, duke e krahasuar me një pers...
Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala , deklaroi në emisionin “Opinion” se nga 24 vendime që janë marr nga SPAK lidhur me operacionin OFL, 23 prej tyre kanë qenë aut...
TIRANË– Sot i është dhënë lamtumira e fundit, arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo. Në një ceremoni të thjeshtë, ku morën pjesë familjarët dhe të af...
Tiranë- Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se për protestën që u zhvillua dje në Sheshin Skënderbej nga Shoqëria Civile për heqjen e karantinës, janë p...
Tiranë- Shqipëria javët e fundit ka nisur atdhesimet për shqiptarët që ngelën të bllokuar jashtë vendit. Ndërkohë nuk mungojnë edhe denoncimet nga qytetarët për...
SHQIPËRI– Vendi ynë ul sërish numrin e rasteve të reja me COVID-19. Në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 850 persona dhe janë shënuar 31 viktima. Ndër...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vdekjen e Maks Velos. Ballkan web ka në ...
TIRANË– Bashkëshortja e major Klodian Tanushit, Semi Tanushi gjatë një lidhje live në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’, nga shtëpia në Tiranë ku ajo rrit e ...