Aktualitet

Konfirmohet një tjetër grua me koronavirus në Krujë, punonjëse e një fasonerie

8 Maj 2020, 07:46 Nga DOSJA
Konfirmohet një tjetër grua me koronavirus në Krujë,

Krujë- Rritet numri i të infektuarve në Krujë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 66 personave, 1 prej tyre ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Mësohet se infektuara është një grua, punonjëse e një fasonerie. Nuk dihen detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

Fasoneritë në Krujë vijojnë të jenë vatra ‘të nxehta’ infeksioni dhe deri më tani në to janë infektua me dhjetëra punonjëse. Në disa prej tyre vijon puna, por duke respektuar rregullat e distancimit social. Aktualisht në Krujë janë të infektuar 69 persona, pasi shumë të tjerë janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se numri total i të infektuarve ka shkuar në 842 dhe se deri më tani janë shënuar vetëm 31 viktima. Harta është zgjeruar me 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 605.  Ndërsa, në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll