Bota

Kurti: Grenell kishte me të rëndësishme kohën sesa tekstin e marrëveshjes me Serbinë

7 Maj 2020, 21:22 Nga DOSJA
Kurti: Grenell kishte me të rëndësishme kohën sesa tekstin e

TIRANË- Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti aludoi se i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell kërkonte të arrinte një marrëveshje sa më parë mes dy vendeve.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Kurti tha se marrëveshja duhej mundësisht para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Ambasadori Grenell e kishte më të rëndësishme kohën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sesa tekstin e asaj marrëveshje. Përderisa unë jam i fokusuar në shkrimin, tekstin e asaj marrëveshjeje, ai është i fokusuar në nënshkrimin e marrëveshjes sa më shpejt që është e mundur. Tashmë unë e kam të qartë se pas komunikimit tim me të, ai ka filluar që ta zhvendosë një lloj trysnie tek partneri im i koalicionit, që fatkeqësisht e braktisi marrëveshjen tonë të koalicionit dhe programin qeverisës“, u shpreh kryeministri i Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti marrëveshja kosovë-serbi richard grenell albin kurti marrëveshja kosovë-serbi richard grenell

Sondazh

Poll