Bota

8 Maj 2020, 05:44 Nga DOSJA

Njerëzimi është ende në luftë me COVID-19. Në të gjithë botën deri më tani kanë humbur jetën 272,000  persona dhe janë infektuar 3,955,137. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 1,362,233  qytetarë.

Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë humbur jetën 77.190 qytetarë dhe janë prekur nga virusi 1.297.003 persona. Situata nuk paraqitet aspak e qetë në Meksikë. Në këtë shtet gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,982 raste të reja me COVID-19. Ndërsa numri i viktimave është 2,961. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Së fundmi më këtë shtet janë shënuar 1,193 raste të reja dhe numri total i viktimave është 594.

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 30.201 dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,299 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.

Edhe në Ballkan, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, Mal të Zi apo Kosovë rritet çdo ditë numri i të infektuarve dhe viktimave. Në Shqipëri janë infektuar 850  persona dhe janë shënuar 31 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë koronavirusi ne bote viktimat e covid në botë

Sondazh

Poll