Aktualitet

COVID-19/ 850 të infektuar dhe 31 viktima, MSH: Do nisim fazën e dytë me testimin e popullatës, të gjejmë sa e kanë kalua

8 Maj 2020, 05:31 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Vendi ynë ul sërish numrin e rasteve të reja me COVID-19. Në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 850 persona dhe janë shënuar 31 viktima. Ndërkohë 620 pacientë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në të dy spitalet COVID janë 30 pacientë të shtruar, dhe se tashmë treguesi për përhapjen e virusit është 5% e personave që testohen çdo ditë.

Gjatë muajit prill është trefishuar numri i testimeve, sipas Eugena Tominit nga ISHP. MSH gjithashtu sqaroi se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon proçesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID19. Tashmë është gati plani. Sipas MSH, një fazë të dytë do të zgjerohet testimi në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll