“Pa mua mund të kishim 18 mijë vdekje”, Rama sqaron deklaratën: E keni nxjerr nga konteksti, e dëgjove tek Fevziu
7 Maj 2020, 20:27Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sot për deklaratën e tij të bërë disa ditë më parë, që ka ngjallur debate në media. Në një intervistë televizive, Rama është shprehur se në Shqipëri mund të kishte deri në 18 mijë viktima.
I ftuar në Syri TV, shefi i qeverisë u shpreh se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti duke pretenduar se ka cituar një ekspert.
“Kështu është kur i nxjerr jashtë kontekstit. Sepse e kam shpjeguar. Po ta zgjasni pak filmin do ta gjeni se e kam shpjeguar gjithmonë. 18 mijë të vdekur ka qenë një projeksion katastrofik i bërë nga një ekspert shqiptar në studion e Fevziut. Meqënëse e doni edhe me adresë, e Fevziut. Ai ka folur për 18 mijë të vdekur. Një ekspert shqiptar që nuk është as i partisë. Përkundrazi nuk ka asnjë lloj simpatie me partinë tonë. Me partinë tuaj po. Dhe asaj i jam referuar”, tha ndër të tjera Rama.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja Elisa Spirali është kthyer pak kohë pas teksa ka kujtuar deklaratën e saj që bëri bujë në të gjithë mediat, kur krahasoi kryeminist...
TIRANË– Një normalitet i ri është cilësuar shpesh ai që do të vijojë pas kalimit të situatës së COVID-19. Këtë term përdori në fakt edhe ministri Arben Ahm...
TIRANË– Naftëtarët e Ballshit dolën sot në protestë pasi pretendonin se nuk i ka kaluar paga e premtuar nga ministrja Balluku. Protestuesit u shprehe...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar qesharake bisedën me gazetarin Çim Peka, dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të ndryshojë qëndrim.Teksa ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për procesin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Në një reagim, Meta shkruan se ky proces të mëshirojë par...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Çim Peka, janë përplasur mbrëmjen e sotme teksa diskutonin për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me gazetarin Çim Peka. I ftuar në emisionin e këtij të fundit në Syri Tv, Rama ka thënë se e kishi...