Politike

“Mos u bëj qesharak”/ Nxehen ‘gjakrat’ në studio, Rama-Pekës: Po pse në dorën tënde ngelën testimet, edhe epidemi

7 Maj 2020, 19:51 Nga DOSJA
“Mos u bëj qesharak”/ Nxehen ‘gjakrat’ në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar qesharake bisedën me gazetarin Çim Peka, dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të ndryshojë qëndrim.

Teksa po diskutonin për bërjen e testeve, Rama iu drejtua gazetarit duke i thënë se kjo është në dorë të komitetit të Ekspertëve dhe në dorë të askujt tjetër.

Por, kur gazetari filloi të këmbëngulte për numrin e testeve, duke u shprehur se Shqipëria është vendi me më pak testime, Rama i kërkoi që t’i linte bisedat qesharake.

Vdekjet dhe testimet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Është qesharake kjo! Sepse bën testime nuk bën testime, në fund fare, të vdekurit në spitale nuk i ndryshon fakti sa testime ke bërë. Mos bëjmë muhabete qesharake. Mos u bëj dhe ti qesharak, se unë nuk bëhem dot qesharak që të të vij pas fijes. Ishe mirë me nivelin e bisedës, e ule fare,”- tha Rama.

Testimet zoti kryeministër, testime,”- tha Peka.

Po pse mo në dorën tënde mbetën testimet, edhe epidemiolog do bëhesh tani,”-e pyeti Rama.

As ju nuk jeni zoti kryeministër,”- tha Peka.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike çim peka edi rama çim peka edi rama

Sondazh

Poll