Politike

PËRPLASJA/ “Sikur vjen nga mali, të shoh me bisht të syrit’, Rama debat me Pekën për përgjimet e “Bild”, gazetari:

7 Maj 2020, 19:11 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ “Sikur vjen nga mali, të shoh me bisht të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe gazetari Çim Peka, janë përplasur mbrëmjen e sotme teksa diskutonin për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Në një lidhje me Skype”, Rama kërkoi që gazetari Çim Peka ta linte të fliste, pasi ndryshe do krijohej zhurmë. Rama tha se ato përgjime i kishte nxjerrë Partia Demokratike, për të cilën iu drjetua gazetarit duke i thënë ‘partia juaj’.

Këtu nisi edhe debati dhe sipas Pekës, nëse ai do kishte parti Rama s’do ishte në pushtet. Teksa diskutonin, kryeministri, i tha gazetarit që të mos e ndërpriste sepsë zëri i vjen si nga mali dhe po e shihte me bisht të syrit.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Atëherë ajo gjëja nuk ishte gjetje e gazetës Bild, por e prokurorvë që nuk e hetuan dhe e ja dhanë partisë tuaj. partia juaj më pas…

Çim Peka: Partia e kujt zoti Rama?

Edi Rama: Partia juaj

Çim Peka: Jojo, zoti Rama nuk është partia ime

Edi Rama: Po partia jote meqë e do kështu

Çim Peka: Jo jo zoti kryeministër, nëse do ishte partia ime, ju siguroj që ju nuk do të ishit në pushtet. Unë nuk kam asnjë partia. jeni ju ai që keni pasur parti sa djathtas, sa majtas. Unë nuk kam pasur kurrë teserë partie, kam bindje jo parti.

Edi Rama: Po mos e moho tani.

Çim Peka: Nuk mohoj bindjet e mia, por nuk kam qenë kurrë pjesë e një partia

Edi Rama: Prit tani, mos përfito nga digjitalizimi, sepse nuk kuptohemi nëse flasim të dy përnjëherë. kam dhe një zë që më dukesh sikur vjen nga mali…

Çim Peka: E keni kompleks malin zoti Rama

Edi Rama: Ju kam zili që jetoni në mal, por bëhemi të zhurmshëm…po të shoh dhe me bisht të syrit nga ky kompjuter se po mundohem të jem i drejtë në kamerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike çim peka debat rama-peka edi rama çim peka debat rama-peka edi rama

Sondazh

Poll