Politike

“Dukeni i kuruar”, gazetari kompliemton Ramën, debat për mjekrën, Peka: E kisha para jush, ju e vutë prej fotogr

7 Maj 2020, 19:33 Nga DOSJA
“Dukeni i kuruar”, gazetari kompliemton Ramën, debat për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama he gazetari Çim Peka diskutuan mbrëmjen e sotme për mjekrën.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Çim Peka live”, gazetari tha se kryeministri duket mirë estetikisht edhe pse kishte qëndruar 14 ditë i mbyllur në shtëpi (shpellë), siç e quajti Peka.

Ketë gje Rama e mori si kompliment dhe i tha që i vjen mirë që e simpatizon një tjetër mjekrosh, siç është Peka.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Ju komplimentoj sepse edhe estetikisht dukeni i kuruar mirë që prej pandemisë. Mbylljen në skype e kishit situatë emocionale apo fizike, për të dalë nga shtëpia që duket sikur ishit mbyllur në shpellë. Kalojmë…

Rama: Jo, jo, do t’i vëmë pikën e dhe kësaj. Ju, partia juaj ka thënë që unë kam qenë i mbyllur në shtëpi. Por unë ndryhse nga partia juaj, bëj atë që them, nuk e them diçka dhe bëj një gjë tjetër. Për sa i përket pamjes, faleminderit për komplimentin, ndihem mirë kur vjen nga një tjetër mjekrosh

Gazetari: Ju mjekrën e keni vendosur për fotografinë që keni mbrapa (Ismail Qemali), sepse unë këtë mjekrën e kam patur më përpara. Do doja të thoja nuk dukeni aq keq sa ç’dukeshit nga Surreli. Unë mjekrën e kisha më përpara sepse ashtu e mendoja…

Rama: Befasia e një komplimenti për pamjen e bukur nga një burrë me mjekër mbetet befasi

Gazetari: Rëndësi ka që nuk qenkeni sëmurë. Minimalisht nuk dukeni i sëmurë…

Rama: Se ju më keni sëmurur, më keni çuar në spital, më keni çuar në Gjermani, në reanimacion… Më duket keni informuar publikun që kam kaluar në një gjendje kome në Gjermani prandaj e kuptoj tani që e keni në aspektin shëndetësor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike çim peka debati rama peka edi rama çim peka debati rama peka edi rama

Sondazh

Poll