Politike

“Si e krahasove Ramën me Skënderbeun, nuk e kafshove buzën”, Spiropali: E kisha për atë mbi kalë, unë nuk the

7 Maj 2020, 20:19 Nga DOSJA
“Si e krahasove Ramën me Skënderbeun, nuk e kafshove

TIRANË– Ministrja Elisa Spirali është kthyer pak kohë pas teksa ka kujtuar deklaratën e saj që bëri bujë në të gjithë mediat, kur krahasoi kryeministrin Edi Rama, me Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar. 

E ftuar në “Hard talk”, me Roland Qafoku, Spiropali la të nënkuptohej se mund ta kishte pasur edhe me atë mbi kalë (Skenderbeun e vërtet), pasi në ato momente ishin në shesh.

Pjesë nga biseda

Roland Qafoku: Po si e thatë atë, si ky Skënderbeu këtu, nuk e kafshuat buzën dhe thaë ups më doli, si e bëtë atë krahasim

Elisa Spiropali: Ju nuk jeni të vëmendshëm, sepse nuk e paskeni dëgjuar deri në fund fjalën time. për cili Skënderbe, për atë mbi kalë? sepse ishim në shesh…

Roland Qafoku: Nuk e kishit për zotin Rama…

Elisa Spiropali: Asgjë nuk është rastësi nga ato që unë them. Ju e thatë vetë se historia jo vetëm përsëritet por edhe rimon…

Në mars të vitit të shkuar, Spiropali foli për Shqipërinë të cilën e quajti si vendin që ideoi Skënderbeu, duke e drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, teksa thoshte ‘ky burri këtu’. Kjo deklaratë bëri shumë bujë në media.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali edi rama elisa spiropali

Sondazh

Poll