Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Kryeministri Mitsotakis e thotë hapur: Ka përparime, por s’është e mjaftueshme pa respekt

7 Maj 2020, 13:17 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Kryeministri Mitsotakis e

GREQI– Mediat greke kanë bërë të ditura detaje nga fjala e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në samitin e Zagrebit.

Mësohet se Mitsotakis është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian dhe se perspektiva është shprehur qartë në Deklaratën e Selanikut në 2003 duke kërkuar që ajo dëshirë të mbahet gjallë.

“Dokumenti i Selanikut është akoma i vlefshëm, 17 vjet më vonë, ndërsa për Greqinë integrimi europian i Ballkanit Perëndimor është një zgjedhje strategjike,”-u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Mitsotakis gjithashtu kërkoi nga Maqedonia e Veriut që të respektojë marrëveshjen e Prespës duke shtuar se marrëdhëniet e mira mes fqinjëve janë e vetmja mënyrë që vendi të ketë një perspektivë europiane.

Ndërsa lidhur me Shqipërinë, kryeministri grek njohu përparimin që sipas tij ka bërë vendi ynë. Megjithatë shtoi se nuk ishte bërë mjaftueshëm dhe se pret që Shqipëria të respektojë edhe të drejtat e pakicës etnike greke, si pjesë e procesit të saj drejt bisedimeve të pranimit.

Nuk ka munguar as përmendja e çështjes së refugjatëve të luftës. Mitsotakis kërkoi që Evropa të bënte detyrën e saj.

“Greqia u ka dhënë shumë peshë refugjatëve. Ne kemi bërë detyrën tonë, po presim që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë,”-tha ai.

Marrë nga Amna.gr

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama integrimi i shqiperise ne be kyriakos mitsotakis edi rama integrimi i shqiperise ne be kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Politike 7 Maj 2020, 09:42

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Komitetin Teknik, i cili po merret me menaxhimin e situatës së koronavirusit në vend. Gjatë bashkëb...