Politike

Hetimi i “Mother Jones” për lidhjet ruse me Bashën/ Vasili: Ishallah i keni marrë paratë paradhënie nga ERTV ndryshe…

27 Mars 2019, 15:30 Nga DOSJA
Hetimi i “Mother Jones” për lidhjet ruse me Bashën/

TIRANË– Kreu i ish-grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas investigimet e revistës së njohur amerikane “Mother Jones”, e cila publikoi një artikull mbi lobimet e PD në SHBA. (Lexo këtu)

Vasili u shpreh se “Mother Jones” ishte e blerë nga televizioni i kryeministrit Edi Rama ERTv dhe që shpresonte që për artikullin e shkruar t’i kishte marrë paraprakisht paratë pasi investigimi sipas tij ishte një dështim. 

“Mother Jones i meku gazit të gjithë. Ngushëllime popullore për Mother Jones për dështimin e saj qesharak dhe liliput, në objektivin madhështor për të bërë hatanë në situatën politike. Të gjithë u dhj…. gazit me Mother Jones dhe me korrespondentët politike të prokurorisë politike, që prodhuan thjesht një dëngël komike të cilës të gjithë i kthyen menderen. Ishallah i kanë marrë paratë paradhënie nga ERTV se ndryshe gishtin do marrin, pas këtij dështimi qesharak”, shprehet Vasili.

Revista amerikane “Mother Jones” shkruan se kreu i PD-së Lulzim Basha është nën hetim nga Prokuroria për shkelje të ligjit. Sipas kësaj medie PD ka paguar 650.000 dollarë në SHBA për lobim për zgjedhjet e 2017-tës, dhe dyshohet se paratë janë financuar nga rusët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll