Politike

Lobimi i PD për Kavalec, Balla ironizon opozitën: Mbaroi me hallet e vendit, tani merret me ambasadorët

27 Mars 2019, 15:16 Nga DOSJA
Lobimi i PD për Kavalec, Balla ironizon opozitën: Mbaroi me hallet e

TIRANË–  Numri dy i PS-së, Taulant Balla nuk ka lënë pa thumbuar të dhënat për lobime të PD-së lidhur me Kathleen Ann Kavalec, si e nominuara e Presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri. (Lexo këtu)

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit, kreu i grupit parlamentar të PS-së tha me ironi se opozita ka mbaruar punë me problemet e vendit dhe tashmë po mundohet të zgjidhë problemet diplomatike.

“Opozita mbaroi me hallet e vendit, tani ka filluar të lobojë kundër ambasadorëve që vijnë me mision në vendin tonë,”-u shpreh Balla.

Më tej, Balla në fjalën e tij në Komisionin për Integrimin Europian, ku ishte i pranishëm për të raportuar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi se drejtimi i komisionit do të vazhdojë ti besohet opozitës.

“Ky komision është një komision që drejtohet nga opozita dhe do vazhdojë të drejtohet nga opozita. Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja. Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar komisioni. Ju lutem mos u kompleksoni nga kritikat dhe sulmet që vijnë nga opozita, në formën më pozitive nga znj. Hajdari dhe më negative nga ish-deputetë për ndryshimet në trupën diplomatike. Mua më duken pak 20. Jemi larg shërbimit konsullor, i cili tju shërbejë siç duhet motrave dhe vëllezërve tanë që jetojnë jashtë vendit”, deklaroi Balla.

Lidhur me procesin e hapjes së negociatave në qershor, Balla kërkoi që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të sillte sa më shumë informacion në pritje të marrjes së vendimit për çeljen e negociatave.

“Duhet ta keni në praktikën tuaj se ky është komisioni që do keni punë shumë intensive në javët në vijim, por jo vetëm kur ju kërkon komisioni por në frymën e ligjit duhet të jeni edhe ju i gatshëm t’i drejtoheni komisionit për konsultime. Ky është një proces që nuk mund ta kryejë vetëm qeveria, por në bashkëveprim me Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje ministrit në detyrë, Cakaj që të mos kompleksohet nga kritikat si dhe e e këshilloi të sillte informacion për performancën e diplomatëve të shkarkuar.

“Mos u kompleksoni nga kritikat apo akuzat e padrejta nga opozita. Znj. Hajdari e ngriti me të drejtë shqetësimin për më shumë informacion. Të sillni një informacion emër për emër për performancën e tyre. Shërbimi diplomatik duhet të jetë i hapur për ekselentët. Mezi pres që ndonjë djalë apo vajza shqiptare që të mos jetë i biri apo e bija e një politikani, por të jetë i biri apo e bija e një njeriu të thjeshtë që ka mbaruar shkëlqyeshëm e që flet disa gjuhë të huaja”, u shpreh Balla.

Ditën e sotme, Top Channel ka arritur të faktojë përmes dokumenteve se gjatë kohës së pritjes nga Kavalec për të marrë dritën jeshile në Senat, Partia Demokratike kishte lobuar nëpërmjet kompanisë “Sonoran Policy Group”. Kathleen Ann Kavalec ishte e nominuara e Presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kathleen ann kavalec lobimi i pd ne senatin amerikan lobimi i pd ne shba pd ps taulant balla kathleen ann kavalec lobimi i pd ne senatin amerikan lobimi i pd ne shba pd ps taulant balla

Sondazh

Poll