Politike

Samiti i Zagrebit, liderët e BE: Jemi bashkë, ekonomia do ringrihet. Ballkani Perëndimor pjesë e jona

6 Maj 2020, 18:54 Nga DOSJA
Samiti i Zagrebit, liderët e BE: Jemi bashkë, ekonomia do ringrihet.

KROACI– Është zhvilluar sot online Samiti i Zagredit, ku kanë marrë pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor. Pas takimit ka ardhur një deklaratë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka bërë me dije detaje nga takimi.

Në një reagim në mediat sociale, von der Leyen shkruan se vendet janë të bashkuara dhe ekonomia do ngrihet sërish pas krizës së COVID-19. Po ashtu ajo shkruan se Ballkani Perëndimor është pjesë e BE dhe shtetet duhet të vijojnë me reformat dhe forcimin e demokracisë.

Takimi i sotëm BE-Ballkan Perëndimor në Samtin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë jemi më të fortë të bashkuar. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe po ashtu ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, që Ballkani Perënidmor i përket BE. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave“, është ky reagimi i presidentes së KE.

Një reagim ka ardhur dhe nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili në mediat sociale shkruan se Samiti i sotëm dhe është përqëndruar në trajtimin e pandemisë së COVID-19.

BE qëndron krah për krah me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Zagrebit sot në BE-Ballkanin Perëndimor përqendrohet në trajtimin e pandemisë Covid-19 së bashku; duke riafirmuar perspektivën evropiane të BB; duke përsëritur përkushtimin ndaj vlerave dhe reformave të BE-së”, shruan Michel.

Takimi i Samitit të Zagredit BE-Ballkani Perëndimor ishte parashkuar që të kisht takim e shtrëngim duarsh mes liderëve, por për shakak të COVID-19 diskutimet janë bërë online. Fokusi i këtij takimi ka qenë rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemsië, si dhe vijimi i dialogur me vendet e Ballkanit Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ballkani perendimor samiti i zagrebit ursula von der leyen ballkani perendimor samiti i zagrebit ursula von der leyen

Sondazh

Poll