Politike

“T’ju vijë turp, parlament i mbushur me tregtarë dhe budallenj”, Kikia përplaset me Bylykbashin. Ish-deputeti: Ne u lar

6 Maj 2020, 20:52 Nga DOSJA
“T’ju vijë turp, parlament i mbushur me tregtarë dhe

TIRANË- Ish-deputeti Oerd Bylykbashi dhe gazetari Mentor Kikia kanë dëbatuar sot për Reformën Zgjedhore. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Kikia i kanë thënë demokratit se duhet t;i vijë turp pasi parlamenti sot është i mbushur me tregtarë dhe budallenjë.

Nga ana tjetër Bylykbashi nuk i pranuar këto akuza dhe është shprehur se askush nuk e blen kandidaturën dhe nuk ka qenë dakord me gazetarin.

PJESË NGA DEBATI

Kikia: Ky sistem zgjedhor i kanë dhënë mundësi të futen në parlament: biznesmenë, matrapazë, tregtarë. Ky sistem zgjedhor kërkon kandidatë me para.

Bylykbashi: Jo, nuk është e vërtetë. Ky sistem kërkon shumë më pak para se të gjitha sistemet e tjera.

Kikia: Parlamenti sot është i mbushur me budallenj. T’ju vijë turp. Kemi një parlament që jemi bërë gazi i botës. Ata budallenjtë janë në parlament falë jush. Ju i keni future në lista. Deputeti duhet votuar nga populli.

Bylykbashi: Nuk e blen askush kandidaturën, siç thoni ju Kikia. Kur nuk kishte vend në parlament, ne u larguam.

Kikia: Ata që ju zëvendësuan janë në parlament nga listat tuaja. Keni  vendosur në listat për deputet persona që as kryetarë lagjesh nuk dalin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mentor kikia oerd bylybashi reforma zgjedhore mentor kikia oerd bylybashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll