Art&Argëtim

U ‘shvarrosën’ nga njerëzit/ Shkaba me transmetues satelitor ndalet në malin e Dajtit, ka ende shpresë për rikthim

7 Maj 2020, 08:15 Nga DOSJA
U ‘shvarrosën’ nga njerëzit/ Shkaba me transmetues

TIRANË– Një individ i shkabës apo gjypit (Gyps fulvus) me origjinë nga kolonia e Messolonghisë në vendin fqinj të Greqisë, ka bërë një qëndrim të shkurtër në parkun Kombëtar të Dajtit.

Lajmi është bërë i ditur nga “Balkan Vultures” (Shkabat e Ballkanit), pasi shpendi ka qënë i pajisur me transmetues satelitor.

Ata kanë publikuar edhe hartën që ka ndjekur shpendi i rrallë, i cili ka qenë folezues relativisht i zakonshëm në vendin tonë. Koloni të këtij lloji në të kaluarën janë raportuar në veri të vendit, në zonën e Kelmendit, Kukësit, Dibrës etj apo në jug në zonën e Kurveleshit.

Por edhe ky shpend, edhe pse simbol kombëtar i vendit tonë nuk është lënë i “qetë” pasi është përballur me vrasje dhe helmim nga njerëzit, duke bërë që numri i tyre në vend të bjerë ndjeshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete “balkan vultures” “balkan vultures”

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2020, 08:07

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Qemal Stafës, i cili në vitin 1935, pas vdekjes së të atit, kolonel Hasan Stafës (ushtarak i Monarkisë së Zogut me d...