Art&Argëtim

“Një mënyrë modeste për t’i falenderuar”/ “Tre muskutjerët” Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka dhuro

6 Maj 2020, 20:37 Nga DOSJA
“Një mënyrë modeste për t’i falenderuar”/

TIRANË-Gjatë kësaj kohe ku pandemia e koronavirusit ka izoluar Shqipërinë, kjo nuk ka penguar artistët që në një mënyrë a në një tjetër të ndihmojnë sadopak, mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte.

Kështu ditën e sotme Redon Makashi, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka kanë dhuruar 500 maska për spitalin  infektiv dhe ëmbëlsira për stafin mjekësor.

Këtë e ka bërë me dije Aleksandër Gjoka duke thënë se kjo ishte një mënyrë modeste për t’i falenderuar ata.

“Sot dhuruam 500 maska për mjekët e spitalit të Infektivit në Tiranë. Ishte mënyra jonë modeste për t’i falënderuar këta heronj të heshtur të cilët po përballen me luftën kundër Covid-19. Kishim premtuar se një pjesë e të ardhurave nga shitja e biletave të koncerteve në Greqi do shkonin për fondin e rindërtimit të tërmetit të 26 Nëntorit, por gjykuam se lufta kundër Covid-19 është më aktuale dhe maskat dhuruar sot do ofrojnë ndihmë konkrete mjekëve dhe infermierëve të spitalit. Mirënjohje dhe respekt për heronjtë tanë. Keep rocking,”-  shkruan Aleksandër Gjoka.

Kujtojmë se ‘Tre muskutjerët’ kanë dhënë ndihma edhe për familjarët e prekur nga tërmeti i 26 nënëtorit, i cili mori jetën e 51 personave.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aleksandër gjoka elton deda pellumb pipero redon makashi aleksandër gjoka elton deda pellumb pipero redon makashi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Maj 2020, 16:37

TIRANË– Aktori Albano Bogdo ka treguar detaje nga jeta e tij personale që në shumë raste është bërë edhe publike. I ftuar në stion e “Glamour zone”, Bogdo ...