Art&Argëtim

Frikë nga vala e dytë e COVID-19/ Shkencëtarët po analizojnë edhe ujërat e zeza, mund të jenë “sekreti” në parandal

7 Maj 2020, 06:56 Nga DOSJA
Frikë nga vala e dytë e COVID-19/ Shkencëtarët po

Frika e një vale të dytë të koronavirusit ka bërë që shkencëtarët të studiojnë çdo mënyrë infektimi. Ata kanë nisur nga punë e analizimit të ujrave të zeza, gjë që sipas tyre mund të na ndihmojë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Pacientët e infektuar po ekskretojnë koronavirusin, SARS-CoV-2, me jashtëqitje. Ne po analizojmë çdo detaj për të kuptuar se si ndikon sistemi i kanalizimeve në shëndetin tonë,” tha Newsha Ghaeli, bashkëthemeluese e kompanisë Biobot me qendër në Mas.

Bioteknologjia me qendër në Masaçusets ka mbledhur 300 mostra në 40 shtete për të vlerësuar se sa e infektuar ka qënë secila zonë. Ghaeli thotë se hulumtimi i firmës mund të jetë çelësi për zbulimin e hershëm të një valë të dytë të virusit vdekjeprurës sepse shumë vende nuk mund të përballojnë testimet masive.

“Me kalimin e kohës do të shohim sasinë e virusit nëse ka ardhur duke u zvogëluar ose duke u rritur?” ajo tha.

Në Francë, Vincent Marechal dhe ekipi i tij kanë testuar ujërat e zeza që nga 5 mars – më pak se dy javë përpara se vendi të mbylljen në një shtetrrethim si kurrë më parë.

“Kemi parë është një rritje graduale e ngarkesës virale në ujërat e zeza deri në 10 Prill”, tha Marechal, një virolog me qendër në Paris.

Marrë nga Cbc.ca

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll