Art&Argëtim

Rast i pazakontë! Zbulohet vrima e zezë më e afërt me Tokën dhe mund të shihet me sy të lirë

7 Maj 2020, 07:55 Nga DOSJA
Rast i pazakontë! Zbulohet vrima e zezë më e afërt me

SHBA– Astronomët kanë një kandidat të ri në kërkimin e tyre për vrimën e zezë më të afërt në Tokë. Është rreth 1.000 vite dritë larg, ose afërsisht 9.5 milion km larg Tokës. Kjo mund të mos duket shumë afër, por në shkallën e Universit, është me të vërtetë më e afërta.

Shkencëtarët zbuluan vrimën e zezë nga mënyra se si bashkëvepron me dy yje, një që orbiton vrimën, dhe tjetra që rrotullon këtë palë të brendshme.

Normalisht, vrimat e zeza zbulohen nga mënyra se si ata bashkëveprojnë me një disk grumbullues të gazit dhe pluhurit. Ndërsa copëtojnë këtë material, rrezet X të bollshme lëshohen. Këtë sinjal me energji të lartë arrijnë të kapin teleskopët, jo vetë vrimën e zezë. Por në këtë rast zbulimi është ndryshe duke e bërë një rast të pazakontë.

“Kjo është ajo që ju mund ta quani një vrimë e zezë e errët. Ne mendojmë se ky mund të jetë rasti i parë i tillë kur një vrimë e zezë është gjetur në këtë mënyrë. Dhe jo vetëm kaq është gjithashtu më e afërta nga të gjitha vrimat e zeza, përfshirë ato që bashkohen”,- tha Dietrich Baade, astronom i njohur në organizatën Observatori Jugor Evropian (ESO) në Garching, Gjermani.

Një nga aspektet interesante të kësaj historie është se është e mundur të shihni HR 6819 me sy të lirë. Asnjë teleskop apo dylbi nuk nevojitet, megjithëse kushtet janë të ndërlikuara për momentin sepse sistemi i yjeve po del tani vetëm nga prapa Diellit.

Burimi: BBC

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete hapsira orbita toka vrima e zeze zbulohet vrima e zeze hapsira orbita toka vrima e zeze zbulohet vrima e zeze

Sondazh

Poll