Art&Argëtim

Të apasionuar pas jetës së natës? Amerikanët krijojnë kostumin anti Covid-19, “Micrashell” 100% i mbrojtur nga pandemi

7 Maj 2020, 06:46 Nga DOSJA
Të apasionuar pas jetës së natës? Amerikanët

“Production Club” ka arritur që të krijojë Micrashell — kostumin mbrojtës personal që lejon ndërveprimin social të njerëzve pa pasur frikë nga ndonjë infektim i mundshëm. Kostumi Micrashell synon që të jetë një zgjidhje dhe të rikthejë njerëzit në jetën e tyre normale njësoj si para koronavirusit.

“Ne vendosëm të përqendrohemi në diçka më emocionuese, fizike dhe në thelb njerëzore, në mënyrë që industria si e tërë të ketë një shans më të gjerë për t’u rikuperuar. Ekipi që qëndron pas modelit vjen nga një sfond shumë multidisiplinar, nga robotika, tek moda. Ne kemi punuar në turne prej 12 orësh derisa krijuan dizajnin. Kështu lindi Micrashell- ” thotë Shefi i Shpikjeve, Mike808.

“Micrashell” është një kostum i mbrojtur nga virusi, i dezinfektueshëm dhe i kontrollueshëm me lehtësi, i cili lejon që përdoruesit të frekuentojnë si më parë jetën e natës dhe koncertet. Kostumi ka një pëlhurë rezistente që nuk mund të pritet dhe përdor një sistem filtrimi të bazuar në standardet e aprovuara N95 NIOSH.

Funksionet e tjera përfshijnë komunikimin me zë me cilësi të mirë audio, një sistem kamerash pan dhe anim që lejon përdoruesit të sinkronizojnë telefonin e tyre dhe të regjistrojnë pamje, gjithashtu të kryejnë edhe veprime të tjera. Përdoruesit gjithasht mund të ushqehen brenda kokores. Ndërsa sistemi i brendshëm i tingujve u jep përdoruesve tre mënyra për të dëgjuar muzikë live.

Marrë nga Dancingastronaut.com

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote micrashell koronavirusi ne bote micrashell

Sondazh

Poll