Aktualitet

Kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit ngre alarmin: Pasojat mund të zgjasin 3 vite, kemi humbur 140 mln €

6 Maj 2020, 20:42 Nga DOSJA
Kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit ngre alarmin: Pasojat

TIRANË- Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, ka treguar sot humbet që ka pësuar sektori i turizmit për shkak të pandemisë së COVID 19. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Topuzi tha se efektet ekonomike koronavirusit në vendin tonë mund të zgjasin deri në 3 vjet dhe deri tani sektori ka humbur më shumë se 140 milionë Euro.

Vërtetë janë 93 mijë punonjës për turizmin, por janë më shumë që janë të përfshirë jo të drejtpërdrejtë. Në rast se situata vazhdon, efektet do të zgjasin deri në 3 vjet. Turizmi po përgatitet për një sezon 3 mujor. Janë bërë gati 140 milionë euro që janë humbur.

Gjithë industria ka qenë e mbyllur. Masat kanë qenë të domosdoshme, por po diskutojmë situatën ku gjendemi. Rama tha se do të hapen baret e restorantet më datë 18, por të shikojmë si do të shkojë. Në Itali thoshin që nëse e hapim, ne jemi të humbur. Jemi në kushtet një kushtëzimi, sigurisht nga protokolli i OBSH-së. Vetëm hotelet e bregut mund të kenë 50 përqind të atyre personave që kanë zakonisht”, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 turizmi ne 2020 zak topuzi masat kunder covid 19 turizmi ne 2020 zak topuzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2020, 19:06

TIRANË– Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes...