Bota

Fizikanti amerikan përmend Kosovën si shembull për menaxhimin e pandemisë: Ia kaloi edhe Suedisë

7 Maj 2020, 06:19 Nga DOSJA
Fizikanti amerikan përmend Kosovën si shembull për menaxhimin e

Kosovë- Fizikanti i njohur amerikan, Yaneer Bar-Yam, ka marrë shtetin e Kosovës si një shembull të mirë të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19.  Në një postim në Twitter ai është shprehur se një nga shtetet më të varfëra të Europës është bërë një hisotri suksesi sa i përket luftës me COVID-19. Ai thekson se shkalla e vdekjes nga Covid-19 në Kosovë është 20 herë më e ulët se në Suedi.

 

“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare duke i ndjekur këshillat e ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe tonëve, shkalla e vdekjes nga Covid-19 në Kosovë është 20 herë më e ulët se e Suedisë. Përkundër mungesës së resurseve dhe një sistemi të dobët të shëndetësisë, një nga shtetet më të varfëra të Europës është bërë një hisotri suksesi”, ka thënë ai në Twitter.

Aktualisht në Kosovë janë infektuar 860 persona dhe  533 kanë fituar betejën me COVID-19. Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 26.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota yaneer bar-yam yaneer bar-yam

Sondazh

Poll