Bota

Samiti i Zagrebit/ Vuçiç: Angela Merkel pjesën më të madhe të fjalimit ia kushtoi dialogut Kosovë-Serbi

7 Maj 2020, 05:30 Nga DOSJA
Samiti i Zagrebit/ Vuçiç: Angela Merkel pjesën më

Serbi- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar  për mediet serbe se gjatë samitit të Zagrebit, kancelarja gjermane, Angela Merkel foli shumë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas Vuçitit gjatë fjalës së saj Merkel theksoi se mbështet edhe zgjerimin e Bashkimit Europian.

“A është e mundur të bëjmë diçka të mirë për popujt tanë, edhe pse nënkupton një lloj kompromisi,” mësohet të ketë thënë Merkel në samit.

Vetë Vuçiq, i pyetur rreth dialogut me Prishtinën, ka theksuar se “në të hyhet me vullnet të mirë dhe se nuk mund të thuhet paraprakisht se çfarë do të ndodhë gjatë bisedimeve”.

Ai ka shtuar se për dialogun kanë folur edhe përfaqësuesit e Greqisë dhe Bullgarisë, teksa njëra prej temave ka qenë edhe përkrahja për Miroslav Lajçakun dhe negociatat Beograd-Prishtinë.

Burimi: tvmost.info

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni angela merkel samiti i zagrebit angela merkel samiti i zagrebit

Sondazh

Poll