Bota

A po i çon Albin Kurti mesazh dikujt përmes këtij shkrimi?

7 Maj 2020, 05:14 Nga DOSJA
A po i çon Albin Kurti mesazh dikujt përmes këtij shkrimi?

Kosovë- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, ka lavdëruar punën e ministrit në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe sekretares së Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Haxhimehmedi. Por, a po i con mesazh Kurti dikujt brenda VV’së përmes këtij shkrimi? Kuri ka thënë se me Bislimin dhe Haxhimehmedin, Vetëvendosje ka rritur organizimin si organizatë politike dhe i ka fituar zgjedhjet e fundit. “Vlora Haxhimehmedi dhe Prof. Besnik Bislimi sot i bëjnë dy vite prej marrjes së detyrave të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. E para sekretare organizative kurse i dyti nënkryetar”, shkruan Kurti. Gjithashtu thotë se Bislimi dhe Haxhimehmedi, forcuan strukturat dhe zgjeruan rrjetin e aktivistëve.

“Brenda këtyre dy viteve, me në krye këta dy, ne e rritëm organizatën e i fituam zgjedhjet e fundit. Ata i forcuan strukturat tona dhe e zgjeruan rrjetin e aktivistëve”, thotë Kurti. Tutje, Kurti pretendon se falë këtyre dy pjesëtarëve të VV’së, nga 6 tetori i vitit të kaluar, është dyfishuar mbështetja popullore për VV’në. “Shtatë muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, jemi dyfishuar për nga mbështetja popullore”, shkroi Kurti. Kurit në fund falënderoi posaçërisht Vlora Haxhimehmedin dhe Besnik Bislimin për punën e tyre. “Përgëzime dhe ju falemnderit të gjithëve, ama sot, posaçërisht Vlorës dhe Besnikut!”, përfundoi Kurti.

Marrë nga Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e re ne kosove albin kurti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll