1 Maji në Kinë, si u kthyen 115 milionë banorë në turistë të brendshëm, ndikimi që pati në ekonomi
7 Maj 2020, 06:16Nga DOSJA
Banorët në zona të ndryshme të Kinës kanë përdorur pushimet e 1 Majit (Dita e Punëtorëve), për të vizituar pikat turistike të vendit, të cilat u rihapën pas disa muajsh për shkak të pandemisë. Gjatë pushimeve të kësajhershme, 115 milionë qytetarë kinezë bënë turizëm të brendshëm. Kjo shifër ka konfirmuar parashikimet e ekonomistëve ndërkombëtarë se konsumi i fuqishëm i banorëve kinezë po nxit rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës e të Turizmit të Kinës, gjatë pushimeve, të ardhurat turistike në Kinë arritën në 47 miliardë e 560 milionë juanë. Megjithëse këto të ardhura zënë vetëm 40% të të ardhurave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duhet të marrim parasysh që tani masat kufizuese nuk janë liruar plotësisht dhe në pikat turistike nuk u lejua tejkalimi i 30% të kapacitetit, prandaj ky rezultat u fitua me vështirësi. Sektori turistik është një nga sektorët që u godit më rëndë nga epidemia, por shifrat e turizmit gjatë pushimeve të “1 Majit” injektuan optimizëm në këtë sektor.
Arritja e fitores së luftës kundër epidemisë në Hubei e Wuhan ishte kushti paraprak i udhëtimit të sigurtë të kinezëve gjatë pushimeve. Gjatë mbi 3 muajve të kaluar, nëpërmjet masave të fuqishme të qeverisë kineze, përpjekjeve maksimale të dhjetëra mijëra mjekëve e infermierëve dhe zbatimit të rreptë të masave nga 1.4 miliardë banorë kinezë, Kina u bë vendi i parë që mposhti epideminë.
Për shumë vjetë, konsumi ka qenë motori i rritjes ekonomike kineze. Konsumi i fuqishëm në pushimet e “1 Majit” shfaqi potencialin e ekonomisë kineze duke pasqyruar rimëkëmbje të shpejtë.
Nën krizën e COVID-19, ekonomia e Kinës ka shfaqur aftësinë e fortë të rimëkëmbjes, gjë që tregon se nuk ka ndryshuar gjendja e përgjithshme e zhvillimit të qendrueshëm afatgjatë të saj. Tani gjendja epidemike globale vijon të mbetet serioze, prandaj duhet të forcohet më tej bashkëpunimi ndërkombëtar. Vetëm në këtë mënyrë, bota mund të dalë nga pandemia dhe të rimëkëmbet ekonomikisht. (Fani)
SHBA- Philip T. Reeker, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, dhe E Dërguara e Posaçme e Shteteve të Bashkuara, Lea Gabrielle,...
Kosovë- Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka paralajmëruar trazira në Kosovë, nëse nuk shkohet në zgjedhje dhe formohet qeveria e re, pa Lëvi...
Kosovë- Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka treguar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, pse ai vendosi të qëndronte në Tiranë javën e kaluar. Gjatë intervis...
Kosovë- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, ka lavdëruar punën e ministrit në detyrë të Ministris...
SHBA- E teksa koronavirusi po merr shumë jetë njerëzish, shumë prej tyre ikin nga kjo botë pa u dhënë as lamtumirën të afërmëve të tyre, e disa të tjerë ua japi...
MEKSIKË– Meksika është një nga vendet e cila a ka pasur rritje të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi. Në Meksikë deri më tani janë regjistruar 2...
FRANCË– 278 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve në francë dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 25.809 nga Covid-19.Autoritetet shën...
GJERMANI- Numri i të infektuarve dhe viktimave në Gjermani po rritet ndjeshëm ku gjatë 24-orëve janë kanë humbur jetën 197 persona, duke e çuar në 7190 n...
KOSOVË– Insituti i Shëndetit publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar vetëm 4 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse ku 2 ...